Koka & Ergi Energy Stavec” shpk është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit (QKR) datë 27.06.2008 me numër identifikimi (NUIS) K88027902J, përfaqësuar nga administratori i saj Z. Mehmet Koka.
Hidrocentrali “Stavec”, parashikohet të ndërtohet në Shqipërinë e Veriut në jug të fshatit Krastë, ndërmjet fshatrave
Blisht dhe Plan i Bardhë. Qëllimi i ndërtimit të tij është prodhimi i energjisë elektrike duke shfrytëzuar ujërat e lumit Mat ndërmjet kuotave 437 m dhe 350 m me anë të një derivacioni me gjatësi rreth 4.43 km i cili trasohet në bregun e majtë të lumit.
[widgetkit id=359]
Treguesit kryesorë:
| Tipi | Me Derivacion |
|---|---|
| Niveli i ujit ne anen e siperme | 437 m |
| Niveli i ujit ne anen e poshtme | 350 m |
| Renja Bruto | 87 m |
| Renja Neto | 80.4 m |
| Prurja Llogaritese | 9.5 m3/s |
| Fuqia e Instaluar | 6.8 Mw |
| Energjia mesatare vjetore, E | 33.12 Gwh |
| Energjia e prodhuar ne vitin e thate | 29.02 Gwh |
| Energjia e prodhuar ne vitin e laget | 36.95 Gwh |
| Ore pune ne vitin Mesatar | 5084 Ore |
| Ore pune ne vitin e Thate | 4454 Ore |
| Ore pune ne vitin e Laget | 5670 Ore |
| Turbina tipi Frencis me Aks Horizontal | 2 cope |
| Fuqia e turbines | 3.26 Mw |
| Tubacione turbinash me diameter D=2100mm | 1 cope |
Uji merret në fshatin Blisht në pikën ku zgjerohet gryka (disa metra mbi urën egzistuese këmbësorë).
Ndërtesa e centralit parashikohet të ndërtohet në bregun e majtë rreth 100 m poshtë pikës ku derdhet prroi i Planit të Bardhë në lumin Mat.
Hidrocentrali “Stavec” është në proces ndërtimi. Shuma totale e parashikuar për investim është afërsisht 8.000.000 euro.
