Foto Video

Shoqeria “Koka” shpk ka nisur procedurat për aplikim për ndërtimin e H/C Peshk që në vitin 2003 dhe në vitin 2007 përzgjodhi si ortak të saj shoqërinë “Shijaku” shpk për të vazhduar sëbashku investimin për ndërtimin e Hidrocentralit “Peshk”.
Shuma totale e investimit është 5.500.000 euro.

“Koka & Ergi Energy Peshk” shpk është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit (QKR) datë 27.06.2008 me numër identifikimi (NUIS) K88027901B, përfaqësuar nga administratori i saj Z. Mehmet Koka.

Hidrocentrali “Peshk”, është ndërtuar në Shqipërinë e Veriut në jug të fshatit Krastë, ndërmjet fshatrave Peshk dhe Gjon.
Qëllimi i ndërtimit të tij ishte prodhimi i energjisë elektrike duke shfrytëzuar ujrat e lumit Mat
ndërmjet kuotave 709 m dhe 590 m me anë të një derivacioni me gjatësi rreth 2.2 kilometër, i cili trasohet në bregun e djathtë të lumit.
Uji merret në urën e fshatit “Peshk” në pikën ku takohen dy degët që formojnë lumin Mat, Prroi i Lenës me atë të Theknës.
Ndërtesa e centralit është ndërtuar në bregun e djathtë përkarshi pikës ku derdhet prroi i Xixullës në lumin Mat.


Treguesit kryesorë:

Koka & Ergi Energy Stavec
TipiMe Derivacion
Renja Bruto114.5 m
Renja Neto110.6 m
Prurja Llogaritese3.6 m3/s
Fuqia e Instaluar3.6 Mw
Energjia mesatare vjetore, E17.95 Gwh
Energjia e prodhuar ne vitin e thate16.85 Gwh
Energjia e prodhuar ne vitin e laget19.79 Gwh
Ore pune ne vitin Mesatar5240 Ore
Ore pune ne vitin e Thate4917 Ore
Ore pune ne vitin e Laget5776 Ore
Turbina tipi Frencis me Aks Horizontal2 cope
Fuqia e turbines1.72 Mw
Tubacione turbinash me diameter D=1400mm1 cope

Projekti i zbatimit të Hidrocentralit “Peshk” është hartuar nga dy firmat konsulente inxhinierike në fushën e Hidroteknikës, MURATAJ G.L shpk dhe HIDROMONT shpk me përfaqësues përkatësisht Ing. Hidroteknik Zenun Murataj dhe Ing. Hidroteknik Milaim Dokle.

Studimi hidrologjik është kryer nga konsulenti hidrolog, Prof. Dr. Agim Selenica.
Studimi Gjeologjik është hartuar nga konsulenti gjeolog, Prof. Dr. Nikolla Konomi.

– Për supervizionim të punimeve është kontraktuar Laluna-Projekt shpk përfaqësuar nga z. Lamçe Begaj dhe në bashkëpunim me shoqërinë Nela & Co shpk është realizuar projektimi dhe instalimi i portave elektrike .

– Punimet e betonit janë kryer nga Premium-Albania shpk përfaqësuar nga z. Kristo Kushta dhe nga ADNX shpk përfaqësuar nga z. Afrim Reçi.
– Ndërtimi i linjës elektrike është realizuar nga SH.SH.M.N DOKO përfaqësuar nga z. Arben Doko .
– Për asistencë teknike në nënstacion është kontraktuar Ing. Prof. Dr. Mihal Jorgoni përfaqësues nga ABB Albania.
– Furnitor për turbinat është kompania austriake Gugler Water Turbines GmbH përfaqësuar nga z. Alois Gugler.

Nënkontraktorë të saj janë:
Simens Austria për pajisjet elektrike dhe Hitzinger Austria për gjeneratorin.

Kontribut te vecante ka dhene Prof. Dr. Besim Islami  ne bashkepunim me KFW Albania.

Hidrocentrali “Peshk” ka përfunduar dhe është vënë në funksionim në shkurt të vitit 2012.

H.Stavec