Vizioni
Vlerat
Zyrat
  • e-mail

  • Adresa

Rreth NeshAbout UsSu di Noi

Koka shpk është themeluar në vitin 1998 duke nisur si një biznes familjar dhe duke u zgjeruar në vazhdimësi. Aktiviteti bazë i shoqërisë është prodhimi dhe import-eksporti i mineralit të kromit. Për mbi 12 vjet Koka shpk operon në fushen e gërmimit, nxjerrjes, shfrytëzimit dhe shitjes së mineralit të kromit.

Prodhon dhe shet rreth 15,000 ton krom te pasur në vit me cilësi Cr2O3 36 % – 48 %. Gjithashtu furnizon Fabrikat e Pasurimit në zonën përreth Krastë Bulqizë me krom të varfër për pasurim në sasi deri në 40,000 ton në vit, cilësia Cr2O3 18% – 28 %.

Koka shpk ka zgjeruar veprimtarinë e saj në aktivitetet si:

– Ndërtim dhe hapje tunelesh (dimensione të ndryshme), trasesh, rrugësh..etj.

– Eksplorim, kërkim dhe zbulim i vendburimeve të mineral kromit dhe mineraleve të tjera të dobishme.

– Ruajtje dhe tregtim lëndësh plasëse.

– Prodhim, shfrytëzim, shpërndarje dhe tregtim i energjisë elektrike.

Shoqëria është e pajisur me të gjitha lejet dhe dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit sipas legjislacionit në fuqi.
Kohët e fundit Koka shpk është duke marrë në konsideratë mundësinë e shfrytëzimit të vendburimeve të nikelit sulfurit. Shumat e rezervave janë vlerësuar të jenë si më poshtë:

– Rezervat NiS rreth 4.591.000 ton

– Rezervat PGE rreth 2.567 kg

– Rezervat Au rreth 701 kg

Koka shpk është aksioneri kryesor në projektet e ndërtimit të dy hidrocentraleve “Peshk” dhe “Stavec” si dhe vazhdon projekt-idenë për disa të tjera. Në planet e ardhshme përfshihet dhe projekti për zhvillimin e turizmit malor.

  • Facebook

  • Youtube

  • 1-reception
  • 2-reception
  • 3-Administrator
  • 4-Meeting room
  • 5-KOKA & ERGI ENERGY
  • 6-KOKA shpk
  • 7-KOKA_shpk